POLITIKË /

Fushatë edhe në Shqipëri, lideri i Syriza takim me minoritetin në Bularat e Dropull

Shkruar nga Versus
Fushatë edhe në Shqipëri, lideri i Syriza takim me minoritetin

TIRANË- Zgjedhjet europiane pritet të mbahen në 19 qershor dhe tashmë kandidatët janë zgjedhur. Fushatat zgjedhore kanë filluar dhe lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Syriza, Stefanos Kasselakis prej ditës së djeshme ka nisur një tur takimesh në rajonin e Epirit. 

Ditën e nesërme (9 maj), Kasselakis do të vizitojë fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri. Në orën 09:30 të mëngjesit, pritet që Kasselakis të hyjë në Shqipëri ku më pas do të vizitojë shkollën në Bularat, varrezat dhe më pas zyrat e bashkisë së Dropullit në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.

08:00: Takim në Muzeun Ushtarak të Kallpaqit me kryetarin e Bashkisë së Pogonit, Kostas Kapsalis, një konferencë e shkurtër mbi historinë dhe problemet e zonës rurale dhe një takim me banorët në kafenetë e qytetit.

09:00: Hyrja në Shqipëri nga stacioni kufitar i Kakavijës

09:30: Vizitë në shkollën e Bularatit dhe varrezat e ushtarëve grekë

10:30: Ndalesë në Jorgucat. Takim në Bashkinë e Dropullit dhe vizitë në dyqanet e minoritarëve

11:30: Ndalesë në qendrën "Kalimera" të fshatit Vanister ku do të takohet me sipërmarrës minoritarë

12:45: Ndalesë në Kakavijë

12:45-13:00: Dalja nga stacioni kufitar i Kakavijës

Vizita e tij bëhet në kuadër fushatës të takimeve për kandidatët e propozuar për eurodeputetë në Parlamentin Europian.Ish-peshëngritësi nga Himara, Pirro Dhima dhe kreybashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Bleri janë konfirmuar tashmë si një kandidat për eurodeputet të Greqisë në Parlamentin Europian./ZËRI

Poll