Çeki- Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksienti hekurudhor të ndodhur në Pardubice ku një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash janë përplasur.
Ndërkohë, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje duke punuar për të nxjerrë udhëtarët nga rrënojat e vagonëve.
Rreth 300 pasagjerë po udhëtonin në trenin ekspres nga Praga për në Kosice, Sllovaki. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pranë stacionit të trenit Pardubice, rreth 100 km në lindje të Pragës. Versus.al








