Revista satirike e njohur “Charlie Hebdo” ka reaguar me një kopertinë të re që trajton konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Në këtë ilustrim shfaqet udhëheqësi suprem fetar iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ku përkrah ditës së tij të lindjes vendoset një pikëpyetje për datën e vdekjes së tij.
Me humor të hidhur, revista ironizon duke shkruar: “Personi që do të zbulojë datën e vdekjes së Khameneit, fiton një udhëtim për në Teheran!”
Kjo kopertinë vjen në një moment kur tensionet janë rritur, pas deklaratave të ndryshme nga ana e Izraelit dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili dje pranoi se ata e dinë vendndodhjen e liderit iranian, por shtoi se nuk kanë plan të ndërmarrin ndonjë veprim për ta vrarë atë në këtë fazë./Versus.al







