
Për të vëzhguar një eklips diellor, mbrëmjen e së mërkurës (12.08.2026) miliona sy do të drejtohen nga horizonti perëndimor. Pak kohë para perëndimit të diellit, Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe në pjesë të mëdha të Evropës do të krijohet papritur muzgu ose madje errësirë e plotë.
Në Gjermani, Hëna nuk do ta mbulojë plotësisht diskun diellor, por në pjesë të mëdha të Spanjës do të ndodhë për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh një eklips total diellor. Sipas parashikimeve, retë vështirë se do të pengojnë pamjen e këtij fenomeni qiellor.
Syzet speciale të domosdoshme për vrojtuesit
Mbajtja e syzeve të posaçme të certifikuara mbrojtëse është absolutisht e nevojshme edhe kur Dielli është vetëm pjesërisht i mbuluar nga Hëna. Përndryshe, ekziston rreziku i dëmtimeve të pakthyeshme të syve.
Eklipsi do të shihet edhe në vende të tjera, por në varësi të këndit eklipsi nuk do të jetë i plotë si në Spanjë. Edhe në Shqipëri, qytetarët do të kenë mundësi ta përjetojnë pjesërish eklipsin. Hëna do të bllokojë vetëm një pjesë të vogël të dritës së diellit përpara se të bjerë në horizont. Në Durrës eklipsi i pjesshëm fillon në orën 19:31 ndërsa piku maksimal ndodh në orën 19:42 me 8% errësim. Gjithashtu në të njëjtën mënyrë mund të shihet në Tiranë. Në Shkodër pritet të jetë pamja më e mirë me 8.3% errësim me nisjen e eklipsit të pjesshëm në orën 19:30 duke arritur maksimumin në orën 19:43. Versus.al

