BOTA /

Fitoi zgjedhjet në Britani, Starmer takohet me mbretin Charles III, merr lejen për të formuar qeverinë e re

Rishi Sunak më herët pranoi humbjen e thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe i uroi fat pasardhësit të tij Keir Starmer në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe.

Shkruar nga Versus
Fitoi zgjedhjet në Britani, Starmer takohet me mbretin Charles III, merr
Keir Starmer dhe Mbreti Charles III

Keir Starmer është bërë zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas një takimit tradicional që pati me mbretin Charles III, të cilit i kërkoi të formonte qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Stramer merr tashmë detyrën si kryeministri i parë i Laburistëve pas 14 viteve në opozitë dhe kryeministri i shtatë laburist.

Udhëheqësi laburist pati takimin e tij në Pallatin Buckingham pasi Rishi Sunak dha dorëheqjen pas rezultatit më të keq të zgjedhjeve të përgjithshme ndonjëherë për konservatorët.

Pas takimit, zëdhënësi i Mbretit tha se Mbreti kërkoi që Stramer të formonte një administratë të re.

"Sir Keir pranoi ofertën e Madhërisë së Tij dhe puthi duart pas emërimit të tij si kryeministër dhe zoti i parë i Thesarit," tha ai.

Pjesa më e madhe e vendit u kthye në të kuqe brenda natës, me Sunak që pranoi humbjen pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes dhe Keir Stramer i cili pak orë më vonë mbajti fjalimin e tij të fitores.

Ish-kryeministri Z. Sunak tha se ai nuk do ta linte menjëherë rolin e tij si lider i Partisë Konservatore, por do ta bënte këtë sapo të fillonte një garë për lidership.

“Dua të them në radhë të parë, më vjen keq, i kam dhënë gjithë kësaj pune”, tha ai. Versus.al

Poll