BOTA /

Itali: Arrestohen 9 persona të dyshuar për financim të 7 milion eurove dhënë Hamasit

Autoritetet zbulojnë një rrjet shoqatash “humanitare” që dyshohet se kanë dërguar miliona euro për organizatën islamiste

Shkruar nga Versus

Itali: Arrestohen 9 persona të dyshuar për financim të 7 milion

Nëntë persona të dyshuar për përfshirje në financimin e lëvizjes islamiste palestineze Hamas janë arrestuar në Itali, bëri të ditur policia italiane të shtunën. Sipas autoriteteve, dy persona të tjerë, të përfshirë në të njëjtën hetim, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndodhen jashtë vendit.

Policia njoftoi se hetimi përfshin gjithashtu tre shoqata, të cilat zyrtarisht paraqiteshin si organizata në mbështetje të popullit palestinez, por që në realitet dyshohet se shërbenin si mbulesë për financimin e Hamasit.

Në total, nëntë persona akuzohen se kanë financuar me rreth shtatë milionë euro shoqata me seli në Gaza, në territoret palestineze ose në Izrael, të cilat, sipas hetimeve, ishin të lidhura, të kontrolluara ose i përkisnin Hamasit. Një pjesë e këtyre fondeve, sipas policisë, është përdorur edhe për të mbështetur familjarë të personave të përfshirë në sulme terroriste.

Itali: Arrestohen 9 persona të dyshuar për financim të 7 milion

Autoritetet italiane theksojnë se, ndonëse qëllimi i deklaruar i tre shoqatave ishte mbledhja e donacioneve për ndihmë humanitare për popullin palestinez, më shumë se 71% e fondeve të mbledhura dyshohet se janë përdorur për financimin e drejtpërdrejtë të Hamasit ose të strukturave të afërta me të.

Mes të arrestuarve ndodhet edhe Mohammad Hannoun, president i Shoqatës së Palestinezëve në Itali, sipas mediave italiane. Sipas autoriteteve, këto shoqata ishin pjesë e një “projekti strategjik” të Hamasit, i cili ka ndërtuar një strukturë komplekse me qeliza aktive edhe jashtë vendit.

Itali: Arrestohen 9 persona të dyshuar për financim të 7 milion

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, e cilësoi operacionin si “shumë të rëndësishëm”, duke theksuar se ai ka zbuluar aktivitete që, nën petkun e ndihmës humanitare, fshehnin mbështetje për organizata terroriste.

Poll