
Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë, evropianë dhe ukrainas gjatë tre ditëve të fundit në Florida për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë qenë produktive dhe konstruktive, tha i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff në një postim në Platformën X.
Delegacioni ukrainas pati një sërë "takimesh produktive dhe konstruktive" me partnerët e tij amerikanë dhe evropianë në Miami, tha ai.
Pati gjithashtu një “takim konstruktiv” të veçantë midis ukrainasve dhe evropianëve, dhe vëmendje e veçantë iu kushtua diskutimit të afateve kohore dhe “hapave të mëtejshëm”, sipas Witkov.

