BOTA /

Masakra në Austri/ 21 vjeçari i dërgoi mesazh nënës para se t’ju merrte jetën 10 personave: Më fal për këtë. Dalin pamjet brend shkollës

I riu, ish-nxënës i shkollës BORG Dreierschützengasse, vrau një mësuese dhe nëntë nxënës të moshës 14 deri në 17 vjeç, përpara se të vetëvritej në tualetet e shkollës. 11 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Shkruar nga Versus

 

Masakra në Austri/ 21 vjeçari i dërgoi mesazh nënës

Për herë të parë është publikuar fotoja e Artur A., 21-vjeçarit që të martën realizoi një nga sulmet më tragjike në historinë e Austrisë, duke vrarë 10 persona në ish-shkollën e tij të mesme në Graz.

Në fotografi, ai shihet duke mbajtur një mace në krahë – një detaj që u shoqërua me rrëfimet për jetën e tij personale dhe për planet e errëta që kishte lënë pas në një video lamtumire.

E shtënë e përgjakshme për 13 minuta

I riu, ish-nxënës i shkollës BORG Dreierschützengasse, vrau një mësuese dhe nëntë nxënës të moshës 14 deri në 17 vjeç, përpara se të vetëvritej në tualetet e shkollës. 11 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Masakra në Austri/ 21 vjeçari i dërgoi mesazh nënës

 

Sipas policisë, Artur kishte përdorur dy armë zjarri, një shotgun dhe një pistoletë, të dyja të ligjshme në pronësi të tij. Sulmi zgjati 13 minuta dhe përfundoi në mënyrë fatale.

Video lamtumire dhe paralajmërimi i nënës

Hetuesit konfirmuan se pak çaste para sulmit, Artur i kishte dërguar nënës së tij një video lamtumire, ku kërkonte falje për atë që do të bënte. Sipas burimeve të mediave austriake, nëna e tij e hapi videon 24 minuta pas marrjes, dhe e alarmuar njoftoi menjëherë policinë – por ishte shumë vonë.

Kur shërbimet e emergjencës mbërritën, masakra ishte kryer dhe autori kishte vrarë veten.

Në një mesazh tjetër të lënë pas, Artur fajësonte ngacmimet dhe përvojat negative në shkollë për çka kishte ndodhur. Ai gjithashtu kishte lënë një kërkesë që macja e tij të kujdesej mirë, sipas gazetës Kronen Zeitung.

Plan për bombë që dështoi

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një bombë artizanale (pipe bomb) jo-funksionale, si dhe shenja që sugjeronin plane të braktisura për një shpërthim, çka nënkupton se Artur mund të kishte planifikuar një masakër edhe më të madhe.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Austri dhe më gjerë, duke sjellë në vëmendje sfidat e shëndetit mendor, sigurisë në shkolla dhe rrezikun e përhapjes së armëve edhe në vende me ligje të rrepta. /Versus.al/

Poll