
Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 76 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim.
Gashi u propozua për postin e kryetarit të Kuvendit nga koalicioni i partive shqiptare VLEN, ndërsa ka mbështetjen edhe të VMRO DPMNE-së, partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare.
Ai ka qenë kryetar i partisë Alternative, kur dha dorëheqje pas nominimit të tij për kryetar të Kuvendit.
Afrim Gashi ishte deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në dy mandate 2016-2020 dhe 2020-2024.








