BOTA /

Ministrat e rinj/ Kjo është qeveria e re e Britanisë së Madhe

Keir Starmer, kryeministri i sapozgjedhur i Mbretërisë së Bashkuar, ka nisur edhe emërimet e tij të para, të cilat lidhen me kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e dikastereve më me rëndësi në ishull.

Shkruar nga Versus

Ministrat e rinj/ Kjo është qeveria e re e Britanisë së

Keir Starmer, kryeministri i sapozgjedhur i Mbretërisë së Bashkuar, ka nisur edhe emërimet e tij të para, të cilat lidhen me kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e dikastereve më me rëndësi në ishull.

Në bazë të raportimeve nga media BBC dhe korrespondentët e saj në “Downing Street 10, ministrat e parë janë caktuar tashmë, ku të zgjedhurit kanë mbërritur një nga një për të marrë detyrën.

Ministrat e rinj/ Kjo është qeveria e re e Britanisë së

Angela Rayner, është caktuar si zëvendëskryeministre e vendit në kabinetin Starmer.

Rachel Reeves ndërkaq është bërë Kancelarja e parë grua në Britani, duke marrë kështu portofolin e ekonomisë ishullore në dorë.

Nga ana tjetër, Pat McFadden është caktuar si Kancelar i Dukatit të Lancasterit, pozicion i dytë më i lartë parimisht pas kreut të Qeverisë.

Shabana Mahmood merr përsipër ministrinë e Drejtësisë.

Punët e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar do t’i marrë përsipër David Lammy, i cili caktohet si Sekretar i Jashtëm britanik.

Yvette Cooper do të drejtojë ministrinë e Punëve të Brendshme.

John Healey ndërkaq është caktuar Sekretar i Mbrojtjes.

Sekretari i Shëndetësisë do të jetë Wes Streeting.

Bridget Phillipson është caktuar Ministre e Edukimit.

Energjinë ndërkohë e merr në dorë Ed Miliband.

Udhëheqësi laburist pati takimin e tij në Pallatin Buckingham pasi Rishi Sunak dha dorëheqjen pas rezultatit më të keq të zgjedhjeve të përgjithshme ndonjëherë për konservatorët.

Sir Keir tani merr detyrën si kryeministri i parë laburist në 14 vjet dhe kryeministri i 7 laburist io historisë.

Rishi unak ka njoftuar dorëheqjen si lider i Konservatorëve, por do të qëndrojë në detyrë derisa mund të bëhen marrëveshje për të zgjedhur pasardhësin e tij.

Në fjalimin e tij të fundit jashtë “Downing Street numër 10”, ai mori përgjegjësinë e plotë për humbjen e rëndë të konservatorëve.

“Pas këtij rezultati, unë do të jap dorëheqjen si lider i partisë, jo menjëherë, por pasi të jenë bërë marrëveshjet formale për të zgjedhur pasardhësin tim. Është e rëndësishme që, pas 14 vitesh qeverisje, Partia Konservatore të rindërtohet, por edhe të rifillojë rolin e saj vendimtar si opozitë në mënyrë profesionale dhe efektive”, shtoi ai.

Duke iu referuar fituesit të zgjedhjeve, Sir Keir Starmer, ai tha se kundërshtari i tij politik ishte “njeri i denjë, me shpirt, të cilin e respektonte”.

Poll