Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç ka rikthyer edhe njëherë deklaratat e forta se jeta e presidentit Aleksandër Vuçiç është në rrezik.
Sipas saj, presidenti është i rrezikuar nga kartelet të drogës në Mal të Zi, paralajmërime që riciklohen për të disatën herë.
Ish-kryeministrja serbe në një intervistë për televizionin Happy tha se ky grup kërkon të eliminojë presidentin, pasi ai është pengesa e vetme ndaj tyre.
“Kërcënimi për jetën e Aleksandër Vuçiçit ekziston për sa kohë që Radoje Zvicer është i lirë”, tha Brnabiç.








