BOTA /

Nga "nuse fëmijë" në Afganistan në një nga bodybuilderet më të mira të Evropës! Historia mbresëlënese e Royas

15 vjet më parë, nëna atëherë adoleshente iku nga vendi i saj dhe filloi një jetë të re në Norvegji - Sfidat, kërcënimet për jetën e saj dhe vetëbesimi që i dha sporti.

Shkruar nga Versus
Nga "nuse fëmijë" në Afganistan në një nga
Roya Karimi

E veshur me bikini të zbukuruara me kristale dhe me trupin që shkëlqen nën dritat e skenës, Roya Karimi magjepsi gjyqtarwt në garën e bodybuilding- ut  në të cilën po merr pjesë.

Çdo vijë e muskujve të saj pasqyron orë të panumërta stërvitjeje në palestër dhe është rezultat i një disipline të rrallë.

Pjesa tjetër e pamjes së saj, nga grimi deri te modeli i flokëve, është gjithashtu e patëmetë, duke dhënë imazhin e një gruaje dinamike që nuk lë asgjë në dorë të rastësisë.

Vetëbesimi që nxjerr Raya dhe shikimi i saj i vendosur nuk janë rastësi: ato dëshmojnë për një udhëtim plot këmbëngulje dhe luftë kundër vështirësive.

Vetëm pesëmbëdhjetë vjet më parë, ajo ishte një nënë 15-vjeçare në Afganistan , një "nuse fëmijë" që ishte detyruar të martohej dhe jetonte në kushte tmerri, para se të arrinte të arratisej dhe të fillonte një jetë të re.

Tani 30 vjeç, ajo është një nga bodybuilder më të mira në Evropë dhe do të garojë në Kampionatin Botëror të Bodybulderingut këtë javë.

Ngritja e saj ka qenë e shpejtë, pasi kishte filluar të garonte profesionalisht vetëm dy vjet më parë.

Asgjë nga kjo nuk dukej e mundur kur Roya iku nga Afganistani me nënën dhe djalin e saj të vogël. Ajo kërkoi azil në Norvegji , ku studioi infermieri dhe takoi bashkëshortin e saj të ri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roya Karimi (@r0ya.ka)

Ndihma e ndërtimit të trupit

Siç thotë ajo sot, ndërtimi i trupit e ndihmoi të çlirohej nga kufizimet mendore dhe sociale që i ishin imponuar për vite me radhë. "Sa herë që shkoj në palestër, më kujtohet se kishte një kohë në Afganistan kur nuk më lejohej as të ushtrohesha lirisht", tha Roya për BBC News Afghan .

Historia e jetës së saj përqendrohet rreth luftës së saj kundër normave tradicionale kufizuese dhe përpjekjes së saj për të rindërtuar identitetin e saj dhe për të frymëzuar gratë në vendin e saj, të cilat vazhdojnë të jetojnë nën kufizime të ashpra.

Disa nga këto kufizime ekzistonin tashmë kur Roya jetonte në Afganistan, pasi ato janë norma shoqërore të rrënjosura thellë.

Megjithatë, situata u përkeqësua pas vitit 2021, kur talebanët  u kthyen në pushtet. Sot, grave në Afganistan u ndalohet të ndjekin shkollën pas moshës 12 vjeç, të punojnë në shumicën e fushave profesionale, të udhëtojnë distanca të gjata pa një shoqërues mashkullor. Edhe ngritja e zërit të tyre në publik mund të ketë pasoja negative për to në mjedisin mbytës shtypës në të cilin jetojnë.

"Isha me fat që shpëtova, por shumë gra ende janë të privuara nga të drejtat themelore të njeriut, si arsimi. Është vërtet tragjike", thotë Roya.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roya Karimi (@r0ya.ka)

Duke kërkuar një të ardhme ndryshe

Vite para se talebanët të ktheheshin në pushtet, Roya kishte vendosur tashmë se do të luftonte për lirinë e saj. Vendimi i saj për t'u larguar nga Afganistani në vitin 2011, duke lënë pas bashkëshortin e saj të atëhershëm, fshihte shumë rreziqe për një grua në shoqërinë tradicionale afgane. Është një kohë që ajo nuk i pëlqen ta kujtojë dhe nuk dëshiron të flasë për të.

Në Norvegji , Roya e gjeti veten në një mjedis krejtësisht të ndryshëm. Ajo duhej të përshtatej me një kulturë më liberale, të gjente një punë për të mbështetur veten dhe familjen e saj dhe të mësonte norvegjisht. Vitet e para ishin të vështira, pasi ajo u përpoq të përballonte të gjitha sfidat, por përpjekjet e saj përfundimisht ia dolën. Roya studioi infermieri dhe punoi në një spital në Oslo.

Hyrja e saj në bodybuilding ishte pika e kthesës përcaktuese në jetën e saj. Prania e saj në palestra nuk kishte të bënte vetëm me ushtrimet fizike; ishte gjithashtu një mënyrë për të rindërtuar vetëbesimin e saj dhe për të ripërcaktuar identitetin e saj personal.

Ishte atje që ajo takoi bashkëshortin e saj të dytë, gjithashtu afgan Kamal Jalaluddin . Kamal pati një karrierë të gjatë në bodybuilding dhe e mbështeti Roya-n që nga fillimi.

«Para se të takoja Kamalin, merresha me sport, por jo në nivel profesional», shpjegoi ajo. «Mbështetja e tij më dha guximin të ndiqja një rrugë konkurruese dhe në të njëjtën kohë të “ndaluar”. Unë besoj se kur një burrë i qëndron vërtet pranë një gruaje, gjëra të mëdha mund të ndodhin».

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roya Karimi (@r0ya.ka)

Fyerjet dhe kërcënimet për jetën e saj

Tetëmbëdhjetë muaj më parë, Roya vendosi ta linte pas karrierën e saj si infermiere dhe të ndiqte një karrierë në bodybuilding. Ishte një vendim i rrezikshëm, megjithëse sfida kryesore për të nuk ishte ndryshimi i profesionit. Ajo që e gjeti më të vështirë, thotë ajo, ishte përshtatja me liritë që gëzonte pas viteve të tëra kufizimesh në Afganistan.

"Sfida më e madhe për ne (mua dhe bashkëshortin e saj) ishte thyerja e kufijve dhe kornizave që të tjerët kishin vendosur për ne - rregullat e pashkruara që na ishin imponuar në emër të traditës, kulturës dhe fesë", thotë ajo. "Kur vendos të bësh risi, së pari duhet të çlirohesh nga ato kallëpe ."

Megjithatë, rruga e saj e re nuk erdhi pa vështirësi. Bikinit, flokët e gjata dhe grimi i rëndë që mban në skenë janë vite dritë larg normave shoqërore - dhe tani ligjeve - që diktojnë se si duhet të vishen dhe të sillen gratë në Afganistan. Si rezultat, llogaritë e saj në mediat sociale u përmbytën shpejt me mesazhe kritike, shpesh duke përfshirë kërcënime me dhunë dhe madje edhe vdekje .

Megjithatë, Roya i hedh poshtë këto komente. "Njerëzit shohin vetëm pamjen time dhe bikinit e mia. Por pas këtij imazhi janë vite dhimbjeje, përpjekjesh dhe këmbënguljeje. Këto suksese nuk erdhën lehtë", thotë ajo.

Pavarësisht sulmeve që merr në internet, mediat sociale janë një mjet jashtëzakonisht i dobishëm për Royan. Ato i lejojnë asaj të komunikojë me gratë që janë ende në Afganistan, duke u folur atyre për rëndësinë e shëndetit fizik, vetëbesimit dhe nevojën për të rindërtuar identitetin e tyre personal.

Tani, Roya po përgatitet të garojë në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut - i cili fillon në Barcelonë të enjten - me shpresën për të vazhduar sukseset që arriti më parë këtë vit në nivel evropian.

"Ndjej një ndjenjë të thellë gëzimi, krenarie dhe nderi brenda meje", i tha ajo BBC-së ndërsa përgatitej të garonte në qytetin spanjoll. "Ka qenë një udhëtim tepër i vështirë gjatë gjithë këtij viti, por hap pas hapi ia kam dalë mbanë."/Versus.al

Poll