
''Vdekja është gjithmonë në pritë. E shohim të pranishme në padrejtësi, në egoizmat e palëve të ndryshme, në shtypjen e të varfërve dhe në mungesën e vëmendjes ndaj më të brishtëve. E shohim në dhunë, në plagët e botës, në britmën e dhimbjes që ngrihet nga çdo anë për abuzimet që shtypin më të dobëtit, për dhunën e luftës që vret dhe shkatërron”, tha Papa Leone XIV në meshën e tij të parë të Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit, të mbushur me besimtarë.
Megjithatë, Papa i fton njerëzit te shpresa, “të ngrenë shikimin dhe të zgjerojnë zemrën”.
“Është e vërtetë që shumë herë duket sikur Zoti nuk ekziston: shohim padrejtësi, ligësi, indiferencë dhe mizori që nuk pakësohen. Por është po aq e sigurt që në mes të errësirës fillon gjithmonë të lulëzojë diçka e re që herët a vonë jep fryte”, sepse Pashkët “na japin këtë shpresë, duke na kujtuar se në Krishtin e ringjallur një krijim i ri është i mundur çdo ditë”.
Papa Leone XIV, gjatë meshës , ripërsëriti fjalët “të përzemërta” të paraardhësit të tij Papa Françesku, në nxitjen e tij të parë apostolike Evangelii gaudium, për të theksuar se ringjallja e Krishtit “nuk është diçka e së kaluarës; ajo përmban një forcë jete që ka depërtuar botën. Aty ku duket se gjithçka ka vdekur, nga çdo anë rishfaqen filizat e ringjalljes. Është një forcë pa të barabartë.”/Versus.al

