BOTA /

Për herë të parë pasi doli nga spitali, Papa Françesku shfaqet në Vatikan dhe u flet 20 mijë besimtarëve të mbledhur

Papa, në karrocë me rrota dhe me tub oksigjeni, u shfaq në oborrin e kishës pas meshës për Jubileun e të Sëmurëve

Shkruar nga Versus

Për herë të parë pasi doli nga spitali, Papa

Papa Françesku është shfaqur sot në sheshin Shën Pjetri të Vatikanit për herë të parë pasi doli nga spitali ku qëndroi për disa javë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mes 20 mijë besimtarëve, Papa arriti në fundin e meshës për jublieun e të sëmurëve dhe teksa i mbajtën mikrofonin u shpreh “gëzuar të dielën të gjithëve, faleminderit shumë”.

Në këtë periudhë rikuperimi, pas 38 ditësh shtrimi në Gemelli për pneumoni dypalëshe, Papa Françesku jeton i izoluar sepse ka ende mbrojtje të ulët imune. Mirëpo, në ditën kushtuar të sëmurëve, ai donte të ishte aty: “Me ju të dashur vëllezër e motra, në këtë moment të jetës sime ndaj shumë: përvojën e sëmundjes, të ndierit të dobët, të varjes nga të tjerët për shumë gjëra, të nevojës për mbështetje...”.

Në mesditë u publikua edhe teksti i Engjëllit, në të cilin Françesku ndër të tjera kërkon investime në shëndetësi dhe respekt për ata që punojnë atje: “Lutem për mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët jo gjithmonë ndihmohen të punojnë në kushte të përshtatshme dhe, ndonjëherë, janë edhe viktima të sulmeve dhe agresioneve. Misioni i tyre nuk është i lehtë dhe duhet mbështetur dhe respektuar. Shpresoj që të investohen burimet e nevojshme për trajtim dhe hulumtim, në mënyrë që sistemet shëndetësore të jenë gjithëpërfshirëse dhe të vëmendshme ndaj më të brishtëve dhe më të varfërve”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: