BOTA /

Pse miliarderët e Wall Street po nxitojnë të mbështesin Donald Trump?!

Para se juria e përbërë nga 12 njujorkezë ta cilësonin Donald Trumpin si kriminel, një juri e mbledhur në hotelin luksoz Pierre në Fifth Avenue, Nju Jork kishte arritur në një vendim.

Shkruar nga B.SH
Pse miliarderët e Wall Street po nxitojnë të mbështesin
Donald Trump

Para se juria e përbërë nga 12 njujorkezë ta cilësonin Donald Trumpin si kriminel, një juri e mbledhur në hotelin luksoz Pierre në Fifth Avenue, Nju Jork kishte arritur në një vendim.

Edhe nëse juria e sallës së gjyqit do ta shpallte Trumpin fajtor për pasanikët e Wall Streeters në Pierre, ai do të ishte sërish zgjedhja e tyre për Shtëpinë e Bardhë.

Ai takim, 16 ditë përpara verdiktit historik të së enjtes (30 maj), nxori në pah llogaritjet e ftohta ku në lojë janë financat amerikane.

Kështu miliarderët e Wall Street që braktisën Trump pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021 dhe krijuan distancë ndërsa ai vazhdonte të pretendonte në mënyrë të rreme se zgjedhjet e 2020 ishin vjedhur tani sërsish janë kthyer në mbështetje të ish-presidentit.

"Ky verdikt do të ketë më pak se zero ndikim në mbështetjen time," tha Omeed Malik, president i 1789 Capital dhe një bashkëorganizator i mbledhjes së fondeve Pierre për Trump.

Të enjten, disa orë përpara se verdikti të kumbonte nëpër Wall Street dhe Uashington, një tjetër miliarder i shquar i Nju Jorkut, investitori i fondeve mbrojtëse Bill Ackman, u tha se ishte i prirur për të mbështetur edhe ish-presidentin.

Edhe disa liderë të Wall Street-it, të cilët më parë kanë sulmuar Trump-in, i kanë zbutur qëndrimet e tyre.

Jamie Dimon, në një mbledhje të ish-studentëve të JPMorgan Chase & Co. në Bibliotekën dhe Muzeun Morgan në Manhattan të enjten mbrëma, vetëm disa orë pas vendimit, theksoi se ish-presidenti kishte 74 milionë njerëz që votuan për të në 2020 dhe theksoi nevojën për të respektuar këtë.

Arsyeja e madhe: paraja, shkruan Bloomberg.

Trump ka premtuar të ulë taksat për të pasurit dhe të eliminojë rregulloret.

Ndërsa presidenti Joe Biden dëshiron të kundërtën.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: