BOTA /

"Shef, presidenti të thërret urgjentisht", Sekretari amerikan i Financave la në gjysmë intervistën

Rreth dy orë më vonë, ai u rikthye sërish para kamerave, ku u shfaq i shqetësuar dhe me zërin që i dridhej.

Shkruar nga Versus

"Shef, presidenti të thërret urgjentisht", Sekretari

Sekretari amerikan i Financave, Scott Bessent, ndërpreu papritur një intervistë të drejtpërdrejtë pasi u njoftua nga asistenti i tij se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kërkonte menjëherë në Shtëpinë e Bardhë.

Ngjarja ndodhi gjatë një bisede për Sky News, ku Bessent po fliste me gazetarin Wilfred Frost për podcastin “The Master Investor”, në hollin e brendshëm të Departamentit Amerikan të Financave në Uashington. Në mes të intervistës, asistenti i tij hyri në ekran dhe i tha shkurt: “Presidenti ka nevojë për ju menjëherë”.

Pa dhënë shpjegime të tjera, Bessent ndërpreu intervistën dhe u largua për t’u bashkuar me Trump dhe ekipin e sigurisë në një takim urgjent në dhomën e krizës në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të zhvillimeve të fundit në konfliktin me Iranin dhe tensioneve në Ngushticën e Hormuzit.

Rreth dy orë më vonë, ai u rikthye sërish para kamerave, rreth orës 12:07, ku u shfaq i shqetësuar dhe me zërin që i dridhej. Gjatë deklaratës së shkurtër, Bessent tha se “misioni iranian po përparon më shpejt se sa ishte planifikuar”, ndërsa shtoi se presidenti Trump ndodhej në humor të mirë pavarësisht situatës së tensionuar.

 

 

 

 

Poll