BOTA /

Tronditet sërish Italia, 32 vjeçarja rumune gjendet e vrarë në mënyrë makabër! Autori, roja i sigurisë

Shkruar nga Versus
Tronditet sërish Italia, 32 vjeçarja rumune gjendet e vrarë
Viktima, Denisa Paun

Itali- Një tjetër vrasje e një gruaje ka tronditur vendin për shkak të mënyrës makabër të kryer. 30 vjeçarja rumune Denisa Paun e cila ishte zhdukur më 15 maj nga një banesë në Prato, u gjet e pajetë në një zonë të largët pranë një shtëpie fshati të braktisur në Montecatini Terme.

E reja e cila punonte si ‘eskortë’ mësohet se është vrarë në të njëjtën mbrëmje që u zhduk në dhomën 101 të hotelit Ferrucci ku priste klientët e saj.

Trupi i të resë rumune u gjet mes shkurreve, me kokë të prerë dhe i djegur pjesërisht duke shkaktuar tronditje tek opinion publik italian mbi makabritetin e shfaqur së fundmi në vrasjen e disa grave, mes të cilave edhe rasti i studentes shqiptare 21 vjeçare Ilaria Sula, trupi i së cilës u gjet i pajetë në një valixhe.

Pak orë pas gjetjes së trupit të pajetë, u arrestua edhe autori, 32-vjeçar rumun, Vasile Frumuzache, banues në Monsummano Terme, i martuar dhe me dy fëmijë. Ai punonte si roje sigurie dhe konsiderohej i armatosur e shumë i rrezikshëm. Arrestimi u bë në një operacion të koordinuar nga njësitë speciale GIS dhe Prokuroria e Pratos, shkruajnë mediat italiane.

Ai e pranoi autorësinë e krimit duke u shprehur se viktima e kishte shantazhuar dhe prandaj e kishte vrarë. Versus.al

Poll