BOTA /

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj mallrave të BE-së dhe iPhone-ve të Apple që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja, duke rekomanduar një taksë prej 50% mbi mallrat e importuara nga Bashkimi Europian drejt Shteteve të Bashkuara.

Shkruar nga Versus

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj mallrave të BE-së

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja, duke rekomanduar një taksë prej 50% mbi mallrat e importuara nga Bashkimi Europian drejt Shteteve të Bashkuara.

“Bisedimet tona me ta nuk po çojnë askund,” shkroi ai në rrjetet sociale të premten, duke përshkallëzuar kështu luftën tregtare mes SHBA-së dhe BE-së, që tashmë po ndikohet nga një tarifë prej 20% mbi eksportet europiane.

Por kërcënimi nuk ndalet këtu: Trump paralajmëroi edhe një tarifë prej 25% mbi iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA.

“Kam bërë të qartë ndaj Tim Cook-ut të Apple se pres që iPhone-t që shiten në SHBA të prodhohen dhe montohen këtu, jo në Indi apo ndonjë tjetër vend. Nëse kjo nuk ndodh, Apple do të përballet me një tarifë të paktën 25% ndaj Shteteve të Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje,” tha presidenti.

Kjo është përpjekja më e fundit e Trump për të detyruar Apple të rikthejë prodhimin në tokën amerikane. Javën e kaluar ai pranoi se kishte një “problem të vogël” me Tim Cook-un, pas lajmeve se kompania po planifikon të zhvendosë montimin e iPhone-ve për tregun amerikan nga Kina në Indi. Versus.al

 

Poll