BOTA /

VIDEO/ Tjetër tragjedi në SHBA! Rrëzohet avioni, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagasur

Ky është i disati aksident ajror në SHBA brenda këtij viti.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tjetër tragjedi në SHBA! Rrëzohet avioni, 7 të vdekur

SHBA- Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një aeroplan u rrëzua ndërsa po ngrihej vonë pasditen e së martës në Louisville, Kentucky, duke shkaktuar një zjarr të madh dhe duke goditur një zonë me dy biznese të mëdha.

Fluturimi 2976 i UPS, me tre anëtarë të ekuipazhit në bord, u rrëzua rreth orës 5:15 pasdite duke u nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville Muhammad Ali, tha Administrata Federale e Aviacionit.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur, tha Guvernatori Andy Beshear të martën në mbrëmje duke shtuar se pritet që numri i viktimave ë jetë më i madh. Ndërkohë 11 persona janë plagosur. 

Beshear e quajti ngjarjen "një përplasje katastrofike". Aeroplani u rrëzua ngjitur me aeroportin. Një biznes riciklimi nafte dhe një biznes pjesësh automobilash janë në zonën që u godit. Versus.al

Tags:

shba

Poll