Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA është vrarë mëngjesin e sotëm jashtë hotelit Hilton në Midtown, Nju Jork, në atë që policia thotë se ishte një sulm i synuar.

Viktima, 50 vjeç, ishte në hotel rreth orës 6:46 të mëngjesit, para datës së planifikuar të mbërritjes së tij për një konferencë vjetore të kompanisë që ai drejton, kur një burrë i maskuar që dyshohet se po e priste e qëlloi në gjoks për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes me biçikletë ashtu siç kanë pohuar dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Thompson u dërgua me urgjencë në spitalin Mt Sinai në gjendje kritike, por nuk arriti t'ju mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet thanë se ende nuk është bërë asnjë arrestim dhe hetimi është në vazhdim. I dyshuari u përshkrua si një burrë i bardhë i veshur me një xhaketë ngjyrë kremi, një maskë të zezë dhe atlete bardh e zi.
Zyrtarët thanë se ai mbante gjithashtu një çantë shpine gri. Policia ka shpallur një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacionin në lidhje me vdekjen e Thompson. Gjithashtu do të publikojë dy foto nga kamerat e sigurisë.
Si CEO i kompanisë së sigurimeve Thompso kishte një pagë vjetore prej 10 milionë dollarësh. Në konferencë, United Healthcare njoftoi se do të shpallte perspektivën financiare shumë fitimprurëse të kompanisë për vitin 2025, duke përfshirë të ardhurat e pritshme prej më shumë se 450 miliardë dollarë./Versus.al







