BOTA /

Zelensky: Nëse Trump na detyron të nënshkruajmë armëpushim me Rusinë, e ka të sigurt humbjen në zgjedhje

Shkruar nga B.V
Zelensky: Nëse Trump na detyron të nënshkruajmë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë deklarata të forta sa i takon garës presidenciale në SHBA, ku konkurrojnë përballë njëri tjetrit Joe Biden dhe Donald Trump, ky i fundit u shpall fajtor nga gjykata për 34 vepra penale.

Zelensky tha se ish-presidenti Trump do të jetë humbës në zgjedhje nëse ka si retorikë kryesore të marrëdhënieve të tij politik arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Sipas Zelenskyt, Trump e ka të sigurtë humbjen nëse ka si qëllim të detyrojë Ukrainën për arritjen e një armëpushimi me Rusinë.

“Nuk e kuptoj fare: a dëshiron vërtet ai të jetë një president humbës. Le të imagjinojmë që presidenti është Trump dhe ai ka vendosur t'i japë fund luftës në kurriz të Ukrainës. Pastaj le të imagjinojmë për një sekondë se Putini nuk ndalet më pas. Çfarë imazhi do të kishte presidenti i ri për të gjithë botën atëherë? Ai do të jetë shumë i dobët"- u shpreh Zelensky në një intervistë për The Guardian.

Ai theksoi se imazhi i Trump në të gjithë botën do të dobësohej nëse detyronte Ukrainën të nënshkruante armëpushim dhe nga ana tjetër Putin do të arrinte objektivat e tij. Versus.al

Poll