Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se Rusia lëshoi më shumë se 30 raketa dhe 300 mjete ajrore pa pilot ( dronë ) në një sulm gjatë natës ndaj Ukrainës.
Sulmi shkaktoi dëme në infrastrukturën kritike në Sumy, ku mijëra familje pësuan ndërprerje të energjisë elektrike, shtoi presidenti ukrainas në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.







