AKTUALITET /

Bulqizë/ 44-vjeçari ngatërron shënjestër, qëllon për vd*kje 29-vjeçarin në pyll

Sipas informacionit paraprak të policisë, 44-vjeçari Bledian Firi, banues në Tiranë, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, por plumbi ka goditur 29-vjeçarin Elson Lala, banues në fshatin Strikçan.

Shkruar nga Versus

Bulqizë/ 44-vjeçari ngatërron shënjestër, qëllon

Një 29-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, në Bulqizë, pasi dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë gjahu gjatë një gjuetie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40. Sipas informacionit paraprak të policisë, 44-vjeçari Bledian Firi, banues në Tiranë, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, por plumbi ka goditur 29-vjeçarin Elson Lala, banues në fshatin Strikçan.

Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas ngjarjes, 44-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme hetimore. Ndërkohë, arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Bulqizë/Informacion paraprak

 Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B. F. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll