AKTUALITET /

Detaje nga shpërthimi në Elbasan/ Apartamenti në flakë, humb jetën 82-vjeçarja në Elbasan

Ekipet e emergjencës vijojnë ndërhyrjen në vendngjarje, por ende nuk kanë mundur të hyjnë në apartamentin ku ndodhi shpërthimi, pasi në të vijon të ketë zjarr.

Shkruar nga Versus

Detaje nga shpërthimi në Elbasan/  Apartamenti në flakë,

Një 82-vjeçare humbi jetën sot si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në një pallat në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se viktima ishte banore e pallatit dhe jetonte pranë hyrjes e cila u përfshi nga flakët.

Nga zjarri raportohet se 10 persona të tjerë kanë shfaqur probleme me asfiksinë për shkak të tymit, por fatmirësisht gjendja e tyre nuk paraqitet serioze.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht, ndërsa nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë ndërhyrjen në vendngjarje, por ende nuk kanë mundur të hyjnë në apartamentin ku ndodhi shpërthimi, pasi në të vijon të ketë zjarr.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, dhe zjarri ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.

Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

 

Poll