POLITIKË /

“Edhe ata me qira afatshkurtër do paguajnë taksa”, Malaj: Taksohen dhe ata me apartamente bosh

Shkruar nga Versus

“Edhe ata me qira afatshkurtër do paguajnë taksa”, Malaj:

Në vazhdën e prezantimit të detajeve nga projektbuxheti për vitin 2027, ministri i Financave Petrit Malaj foli për ndikimin që do të kenë taksat përsa i takon strehimit.

Ai tha se do të ketë taksë për apartamentet që janë bosh dhe për ato që jepen me qira afatskurtër. 

“Edhe në ligjin për taksat vendore do të vendosim një taksë për apartamentet që janë bosh dhe do të jetë i detyruar ose ta deklarojë që e jep me qira afatshkurtër, ose do ta deklarojë bosh dhe do të paguajë taksën mbi pronën. Po punojmë me disa mekanizma”, tha Malaj.

Përsa i takon TVSH-së së ushqimeve, Malaj tha se në dhjetor të këtij viti do të jetë gati lista me produktet e shportës të cilat pësojnë ulje çmimesh. Ndërsa tha se buxheti i shtetit del me humbje pas uljes së TVSH për ushqimet nga 20% në 6%. Versus.al

Poll