
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme po vijon me ritme të larta, ndërsa mijëra qytetarë kanë përditësuar vlerën e pronave të tyre në dokumentacionin zyrtar.
Në vetëm 6 muaj janë përfunduar 18 mijë e 777 aplikime, me Tiranën që kryeson me mbi 7 mijë raste. Përtej numrit të aplikimeve, procesi ka sjellë edhe një efekt të drejtpërdrejtë financiar, duke u kursyer tatimpaguesve rreth 140 milionë euro në kosto fiskale.
Numri i aplikimeve është rritur dhe volumet kanë qenë të larta në arkën e shtetit, e shtrirë deri në dhjetor 120 milionë euro, 3-fish më shumë.
Sipas të dhënave të ndara sipas qyteteve, Tirana regjistron 7 mijë e 475 pasuri të rivlerësuara gjatë kësaj periudhe. Pas saj renditen Durrësi, Kavaja dhe Kruja, me 3 mijë e 508 raste gjithsej, ndërsa Vlora ka 1 mijë e 151 pasuri të rivlerësuara dhe Fieri 775.
Ekspertët vlerësojnë se një nga faktorët që ka nxitur qytetarët t’i drejtohen këtij procesi është perceptimi se kjo mund të jetë fushata e fundit e rivlerësimit me normë të reduktuar.
Sipas Pipirias, pas përfundimit të procesit do të jetë e nevojshme edhe rishikimi i çmimeve të referencës./TCH

