EKONOMI & MJEDIS /

800 euro për punonjësit e mirëmbajtjes, 1300 për pastiçierët/ Tatimet thirrje subjekteve në Jug: Deklaroni pagat e plota!

Në kuadër të zbatimit të planit sektorial për turizmin, institucionet tatimore do të analizojnë pagat e deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar me nivelin e pagave indikative për secilin profesion. Kjo analizë synon të identifikojë subjektet që tentojnë të shmangin deklarimin real të pagave.

Shkruar nga Versus

800 euro për punonjësit e mirëmbajtjes, 1300 për

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për profesionet në sektorin e turizmit, duke i bërë thirrje tatimpaguesve që të deklarojnë me korrektësi pagat e punonjësve të tyre. Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i kësaj mase është rritja e pagesave për sigurimet shoqërore dhe kontributi në rritjen e pensioneve.

Në kuadër të zbatimit të planit sektorial për turizmin, institucionet tatimore do të analizojnë pagat e deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar me nivelin e pagave indikative për secilin profesion. Kjo analizë synon të identifikojë subjektet që tentojnë të shmangin deklarimin real të pagave.

Pagat indikative të publikuara përfshijnë një gamë profesionesh të zakonshme në sektorin e turizmit, duke nisur nga punonjësit e nivelit të mesëm, si banakierë, kamarierë dhe kopshtarë, me paga që fillojnë nga 700 euro (afro 70,000 lekë të reja), deri tek pozicionet më të larta si kryekuzhinierët, kuzhinierët dhe shefat e pastiçerive, me paga që variojnë në 1300–1400 euro.

800 euro për punonjësit e mirëmbajtjes, 1300 për

Administrata Tatimore paralajmëron se çdo tatimpagues që deklaron paga nën nivelin indikativ për profesionet përkatëse, do të konsiderohet me risk të lartë, dhe për rrjedhojë, do të jetë subjekt i kontrolleve dhe verifikimeve të thelluara.

Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve të shtetit për të formalizuar tregun e punës dhe për të garantuar trajtim më të drejtë të punonjësve, veçanërisht në një sektor të rëndësishëm si turizmi, i cili përbën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë kombëtare. /Versus.al/

Poll