Monedhat e huaja kanë pësuar rënie në tregun e këmbimit valutor krahasuar me një ditë më parë.
Sot një dollar këmbehet me 92.5 lekë ndërsa shitet në pikat e këmbimit valutor me 93.8 lekë.
Një euro këmbehet me 97.9 lekë dhe shitet me 98.6 lekë.
Ndërsa paundi britanik ka mbajtur trendin rritës përballë lekut, duke u këmbyer sot me 117.8 lekë dhe duke u shitur me 118.8 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 104.8 lekë, ndërsa shitet me 105.8 lekë. Versus.al









