EKONOMI & MJEDIS /

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

Vetëm 71 qeveri, përfshirë Shqipërinë, kanë arritur të plotësojnë standardet ndërkombëtare për publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e dokumenteve fiskale, si buxheti, kontratat publike dhe licencat.

Shkruar nga Versus

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025,

Shqipëria renditet mes 71 vendeve që garantojnë transparencë në financat publike. 
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin vjetor për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria është vlerësuar pozitivisht dhe renditet mes 71 vendeve që përmbushin kërkesat minimale të transparencës në menaxhimin e financave publike.

Sipas raportit, nga 139 vende dhe Autoriteti Palestinez të vlerësuara në total, vetëm 71 qeveri, përfshirë Shqipërinë, kanë arritur të plotësojnë standardet ndërkombëtare për publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e dokumenteve fiskale, si buxheti, kontratat publike dhe licencat.

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025,

“Shqipëria ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre,” thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.
Kjo është një arritje e rëndësishme për vendin, duke reflektuar përmirësime në qeverisjen fiskale dhe rritjen e besimit të publikut dhe investitorëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve shqiptare.

Përveç Shqipërisë, në listën e vendeve që përmbushin standardet e transparencës fiskale janë përfshirë edhe shtete të zhvilluara si Portugalia, Izraeli, India, Brazili, Kroacia, Rumania, Afrika e Jugut, Turqia dhe të tjera, duke e vendosur Shqipërinë në një grup me vende që konsiderohen model në menaxhimin publik.

Ndërkohë, 69 vende nuk i përmbushën kërkesat minimale, edhe pse 26 prej tyre shënuan përparim të konsiderueshëm drejt këtij qëllimi.

Ky vlerësim vjen në një moment kur qeveria shqiptare po përballet me presione për të rritur përgjegjshmërinë dhe luftën kundër korrupsionit, dhe e vendos vendin në një pozitë të favorshme për të thelluar reformat e transparencës dhe integrimit evropian.

Poll