Leku ka humbur terren përballë monedhave të huaja në këmbimin e sotëm valutor.
Euro ka arritur nivelin më të lartë të këmbimit që prej tetorit të vitit të kaluar. Sot një euro këmbehet me 98.5 lekë dhe shitet me 99.3 lekë.
Rritje të dukshme ka shënuar edhe paundi që këmbehet sot me 117.2 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.
Dollari këmbehet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.7 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.7 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë. Versus.al









