Tarifat e vendosura nga SHBA ndaj mallrave të huaja, siç duket kanë sjellë edhe efektet e para, një prej tyre është rënia e monedhës amerikane në bursa dhe në tregjet e këmbimit valutor.
Në Shqipëri, sot një dollar këmbehet me 89.4 lekë, ndërsa shitet me 91 lekë, duke shënuar kështu një rënie të ndjeshme krahasuar me pak ditë më parë.
Nga ana tjetër, euro ka mbetur thuajse në të njëjtat pozita duke u këmbyer me 98.5 lekë dhe shitur me 99.3 lekë.
Rënie ka shënuar edhe paundi britanik që këmbehet me 114.2 lekë dhe shitet me 115.7 lekë.
Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do këmbehet me 104.8 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Versus.al









