Monedhat e huaja kanë shënuar rënie përballë lekut në këmbimin valutor.
Dobësimi i dollarit dhe paundit, vjen edhe si pasojë e tarifave që kanë hyrë në fuqi me urdhrin e Donald Trump në SHBA.
Sot një dollar këmbehet me 90 lekë dhe shitet me 91.5 lekë.
Euro këmbehet me 98.7 lekë dhe shitet me 99.5 lekë.
Rënie ka shënuar edhe paundi britanik që këmbëhet me 116 dhe shitet me 117.5 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.1 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë. Versus.al

