Pas rënies së vazhdueshme, dollari duket se ka vazhduar të rimarrë pozitat në këmbimin valutor.
Sot një dollar amerikan këmbehet me 91 lekë, ndërsa shitet në pikat e tregut valutor me 92.1 lekë.
Euro ka shënuar rënie dhe tashmë këmbehet me 98.4 lekë, ndërsa shitet me 99.2 lekë.
Gjithashtu edhe paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë, duke u këmbyer me 117.2 lekë dhe shitur me 118.2 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.5 lekë, ndërsa në shitje me 103.5 lekë. Versus.al

