Monedhat e huaja kanë vijuar me trendin e dobët përballë lekut shqiptar në këmbimin valutor.
Euro ka shënuar sërish ulje dhe ditën e sotme do të këmbehet me 97.8 lekë, ndërsa do të shitet me 98.5 lekë.
Nga ana tjetër, dollari gjithashtu ka pësuar një rënie të lehtë dhe sot do të këmbehet me 92.3 lekë ndërsa shitet me 93.5 lekë.
Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do të këmbehet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.
Ndërsa paundi britanik këmbehet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë. Versus.al









