Pavarësisht se prej kohësh monedhat e huaja kanë humbur epërsinë e tyre ndaj lekut shqiptar në këmbimin valutor, së fundmi ka pasur një përmirësim të niveleve të këmbimit të tyre.
Dollari ka arritur një qëndrueshmëri duke u këmbyer tashmë me 93.2 lekë, ndërsa në pikat e këmbimit valutor shitet me 94.5 lekë.
Ndërkohë, euro ka shënuar një rritje të lehtë, duke u këmbyer me 97.9 lekë, ndërsa shitet me 98.6 lekë.
Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë.
Paundi britanik ka mbetur thuajse në të njëjtat shifra duke u këmbyer me 117.2 lekë dhe duke u shitur me 118.4 lekë. Versus.al









