Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, dollari amerikan vijon të tregtohet në nivele të qëndrueshme. Sipas kursit të ditës, një dollar do të blihet me 81.7 lekë dhe do të shitet me 82.7 lekë.
Ndërkohë, monedha evropiane euro do të blihet me 95.1 lekë dhe do të shitet me 95.7 lekë, duke mbetur një nga valutat më të përdorura në tregun vendas.

Edhe franga zvicerane vijon të ruajë vlerën e saj të lartë në raport me lekun shqiptar. Sot ajo do të blihet me 104 lekë dhe do të shitet me 105 lekë.
Nga ana tjetër, paundi britanik mbetet ndër monedhat më të forta në treg. Ai do të blihet me 109.6 lekë dhe do të shitet me 110.6 lekë.
Luhatjet e kursit të këmbimit ndikohen nga tregjet ndërkombëtare financiare, kërkesa për valuta të huaja dhe dinamika sezonale e ekonomisë shqiptare.

