EKONOMI & MJEDIS /

Monedhat e huaja marrin "tatëpjetën"! Euro e paundi në nivelet më të ulëta, me sa lekë këmbehen

Shkruar nga Versus

Monedhat e huaja marrin "tatëpjetën"! Euro e paundi në

Monedhat e huaja në vendin tonë kanë pësuar tjetër rënie në raport me lekun shqiptar. Sot monedha euro ka prekur nivelin më të ulët historik. Një euro këmbëhet me 96.5 lekë, ndërsa shitet në pikat e këmbimit valutor me 97.6 lekë.

Krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, euro ka pësuar një zhvlerësim me rreth 4%.

Monedhat e huaja marrin "tatëpjetën"! Euro e paundi në
Tabela e këmbimit valutor, 6 gusht.

Rënie të fortë në raport me lekun kanë shënuar gjithashtu dollari dhe paundi britanik. Konkretisht një dollar këmbehet me 82.8 lekë, ndërsa një paund këmbehet me 110.4 lekë nga 116 lekë që ishte pak kohë më parë. Versus.al

Poll