Kur dukej se monedhat e huaja po shkonin drejt një forcimi të ndjeshëm përballë lekut në këmbimin valutor, sot ka pasur një rënie të tyre.
Përveç dollarit që ende është në pozita të mira duke u këmbyer sot me 95 lekë e duke u shitur me 96.6 lekë, euro ka shënuar rënie.
Sot një euro këmbehet me 98.6 lekë dhe shitet me 99.7 lekë në pikat e këmbimit valutor. Rënia vjen në momentin kur dukej se këmbimi me lekun do të shkonte në nivelin ‘kokë më kokë’.
Rënie ka shënuar edhe paundi britanik që këmbehet sot me 117.6 lekë dhe shitet me 118.9 lekë. Ndërsa franga zvicerane blihet me 104 lekë dhe shitet me 105.4 lekë. Versus.al


Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n



Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik


Zjarr i fuqishëm në Izmir, autoritetet nisin evakuimin e banorëve
