Pavarësisht një rritje të lehtë në ditët e fundit, dollari amerikan vijon të mbetet në pozita të ulëta në tregjet valutore, duke vuajtur pasojat e tarifave të caktuara nga Donald Trump për dhjetëra shtete.
Sot në tregun valutor shqiptar, një dollar amerikan këmbehet me 85.9 lekë dhe shitet me 87 lekë.
Të njëjtën goditje e ka pësuar edhe paundi britanik që tashmë këmbehet në tregun valutor shqiptar me 114.1 lekë dhe shitet me 115.5 lekë.
Ndërsa euro mbetet pothuajse në të njëjtat pozita duke u këmbyer me 98.4 lekë dhe shitur me 99.2 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 105.1 lekë dhe do të shitet me 106.5 lekë. Versus.al



Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave


Ritmi që po gjeneron miliona edhe në Shqipëri



