EKONOMI & MJEDIS /

Prag-katastrofe në Fier/ Lumi i Gjanices bëhet i zi, alarmohen banorët

Çdo muaj nëntor kjo është panorama e lumit që përshkon qytetin, i cili ndotet jo vetëm nga llumi i mbetjeve hidrokarbure, por edhe i fabrikave të vajit. Kjo situatë nuk rrezikon vetëm faunën në ujëra, por edhe shëndetin e banorëve.

Shkruar nga Versus

Prag-katastrofe në Fier/ Lumi i Gjanices bëhet i zi, alarmohen

Prag-katastrofe natyrore në Fier. Ndoten masivisht ujërat e lumit Gjanica, i cili këtëtë diel kundërmonte nga era e rëndë e mbetjeve hidrokarbure (dhe jo vetëm...), ndërsa ujërat e tij janë shndërruar në ngjyrë të zezë.

Çdo muaj nëntor kjo është panorama e lumit që përshkon qytetin, i cili ndotet jo vetëm nga llumi i mbetjeve hidrokarbure, por edhe i fabrikave të vajit që janë në kulmin e prodhimit sezonal të vajit të ullirit. Kjo situatë nuk rrezikon vetëm faunën në ujëra, por edhe shëndetin e banorëve.

Sipas informacionit të marrë pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit, ka nisur puna për të identifikuar origjinen e subjekteve ndotese, vendi nga janë hedhur dhe autorët e përfshirë, për të marrë edhe masat ndëshkuese, siç ka ndodhur edhe në precedentët e tjera të viteve të kaluar.

Poll