Ditët e fundit në tregun e këmbimit valutor ka pasur luhatje të vazhdueshme të monedhave të huaja në raport me lekun shqiptar.
Dollari ka shënuar një rritje të lehtë dhe sot këmbehet me 94.3 lekë ndërsa shitet me 95.5 lekë.
Euro ka mbetur në të njëjtat pozita duke u këmbyer me 98 lekë dhe shitur me 98.6 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.4 lekë, ndërsa në shitje me 104.4 lekë.
Paundi britanik këmbehet me 115.6 lekë dhe shitet me 116.8 lekë. Versus.al









