Monedhat e huaja mbeten në nivele të ulëta këmbimi në raport me lekun shqiptar.
Sot një dollar, ka shënuar rënie krahasuar me një ditë më parë duke u këmbyer me 93.8 lekë, teksa shitet me 95 lekë në pikat e këmbimit valutor.
Euro këmbehet me 97.6 lekë dhe shitet me 98.4 lekë, duke shënuar një rritje të lehtë.
Franga zviceriane ka mbetur thuajse në të njëjtat pozita duke u këmbyer me 103.3 lekë dhe shitur me 104.3 lekë.
Ndërsa një rritje të lehtë ka shënuar edhe paundi britanik që sot këmbehet me 117 lekë dhe shitet me 118.3 lekë. Versus.al









