BOTA /

Fitorja e demokratëve në zgjedhje, Obama: Populli amerikan dha mesazh të qartë për Trump

Obama tha se njerëzit duan udhëheqës që i bashkojnë, jo ata që i ndajnë.

Shkruar nga Versus
Fitorja e demokratëve në zgjedhje, Obama: Populli amerikan dha mesazh
Barack Obama, Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, duke i cilësuar fitoret e demokratëve si një mesazh të qartë të qytetarëve amerikanë për drejtimin që dëshirojnë t’i japin vendit.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, teksa rezultatet po bëheshin të ditura të martën në mbrëmje, Obama tha se amerikanët duan një politikë që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan, si dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen qytetarët.

“Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë – ata duan një politikë që i bashkon njerëzit dhe jo që i ndan, si dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, shkroi Obama. Nëse konfirmohen këto rezultate, Hakeem Jeffries pritet të bëhet afroamerikani i parë në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve. Zgjedhjet sollën edhe disa rezultate historike. David Crowley u bë guvernatori i parë afroamerikan i Wisconsin-it, ndërsa Abdul El-Sayed fitoi garën për Senat në Michigan, duke u bërë myslimani i parë i zgjedhur në këtë institucion. Ndërkohë, guvernatori i Maryland-it, Wes Moore, siguroi një mandat të dytë. Versus.al

Poll