AKTUALITET /

FOTO/ Bashkëshortja dhe djali të dyshuar për vr*sjen e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen detaje nga krimi

Në pranga kanë rënë Sadete Fiku, 57 vjeçe, dhe Gazmir Fiku, 33 vjeç, të dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit, Urim Fiku, 61 vjeç.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Bashkëshortja dhe djali të dyshuar për vr*sjen e

Ky është djali dhe bashkëshortja e viktimës 61-vjeçar, ish-minatorit Urim Fiku i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e 3 nëntorit në Bulqizë.

Fillimisht familjarët pretenduan se ishte sulmuar nga një kafshë e egër, dyshohet ari, por pas hetimeve, policia ka zbuluar se bëhej fjalë për një vrasje dhe ka arrestuar bashkëshorten dhe djalin e viktimës.

Në pranga kanë rënë Sadete Fiku, 57 vjeçe, dhe Gazmir Fiku, 33 vjeç, të dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit, Urim Fiku, 61 vjeç.

Sipas policisë, 57-vjeçarja dhe djali i saj dyshohet se kanë bashkëpunuar në kryerjen e vrasjes.

 

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar një pistoletë të modelit 54, fishekë dhe një gëzhojë pistolete, e cila është gjetur në oborrin e banesës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Poll