
Një burrë hodhi dy fëmijët e tij nga dritarja e banesës së tij që ndodhet në katin e pestë të një pallati në lagjen 14 të Parisit mbrëmjen e së shtunës përpara se të vriste veten duke u hedhur dhe ai nga lartësia.
Burri ka vdekur, kurse dy fëmijët e pafat janë në gjendje tepër të rëndë në reanimacion, njoftojnë mediat franceze. Sipas elementeve të para të mbledhura, nga burime policore, veprimi i këtij burri ka ndodhur pas një debati me partneren e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, sipas një burimi të afërt me rastin.
14e arrondissement Paris: un homme défenestre ses enfants avant de se suicider pic.twitter.com/HSFim3MiKu
— BFMTV (@BFMTV) July 7, 2024
“Është tronditëse. Ne dëgjuam zhurma, britma”, komentoi një zonjë e cila u prezantua si banore e pallatit dhjetëkatësh ku jeton familja. “Fillimisht pamë njërin fëmijë të shtrirë në tokë në asfalt, ndërsa i dyti ishte pak me tutje”, vazhdon ajo, duke treguar vendin e ngjarjes.

