POLITIKË /

"Jepini përparësi edhe mjedisit", Kos për ecurinë e Shqipërisë drejt BE: Duhet vijuar puna me sundimin e ligjit

Zyrtarja tha se vendi ka shënuar përparim dhe se ka mundësi të mbyllë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Shkruar nga Versus
"Jepini përparësi edhe mjedisit", Kos për ecurinë
Marta Kos

Komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos raportoi mbi ecurinë e procesit të negociatave për anëtarësimin e vendeve kandidate. Përsa i takon Shqipërisë, Kos tha se vendi ka shënuar përparim në zbatimin e reformave. Megjithatë shto ise duhet t'u jepen përparësi përpjekjeve për reformat në sundimin e ligjit dhe në çështjet mjedisore. 

“Ritmi me të cilin Shqipëria po zbaton reformat e BE-së është një tregues i angazhimit të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Është shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe. Këtë vit u arrit një etapë e rëndësishme me përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin e parë, atë të Themeloreve.

Që prej asaj kohe, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht katër kapituj dhe po punon për përmbushjen e kritereve përmbyllëse për kapituj të tjerë. Në të njëjtën kohë, do të na duhet të shohim një vijimësi të përqendrimit te përparimi në fushat kyçe. Kjo është e rëndësishme që Shqipëria të përmbushë objektivin e saj ambicioz, por të arritshëm, për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027. Në qendër të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë sundimi i ligjit, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore. Përparimi në çështjet mjedisore duhet të jetë gjithashtu një përparësi. Këto çështje kanë rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ajo. Versus.al

Poll