Gjatë mbledhjes në komisionin e Çështjeve të Brendshme, deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri pyeti ministrin Ervin Demo për dhunën e ushtruar nga policia kundrejt protestuesve duke i nxjerrë edhe disa prej fotove ku shfaqeshin shenjat e protestuesve të dëmtuar me plumba gome.
Ndaj këtyre pretendimeve u përgjigj kreu i komisionit Bledi Çuçi i cili tha se nuk dihet nëse fotot që po përdorte Kapri janë ose jo të vërteta. Ndërsa shtoi se shqiptarët e kanë parë sesi vepron policia e vendeve europiane kundrejt protestuesve të dhunshëm.
Pjesë nga debati:
Kapri: Është proporcionale kjo? Ja një foto tjetër e një të riu shihni si është rrahur. Ja këtë tjetrin, shihni si ja keni çarë ballin. Ja dhe tjetri, katër plumba gome dhe arrestimi është cilësuar i paligjshëm. Kush do mbajë përgjegjësi për këtë, kjo është ajo që ju e përcaktoni si një dhunë proporcionale të policisë së shtetit?
Çuçi: Ndërsa ju nxirrni vetëm disa foto atje që e para e punës njëherë mund të jenë abuzive se ku e dimë ne, a janë të vërteta. Megjithatë është e drejta juaj të luani me fotot. E thoni këtë në një moment kur të gjithë shqiptarët po shohin qartë sesi i trajton protestat e dhunshme policia e shtetit kudo në vendet demokratike në Europë. Versus.al

