Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme lagjen 14 të Korçës ku një 20 vjeçar i identifikuar si Johan Zaho i cili shërbente edhe në Forcat e Armatosura. *Autori raportohet të ketë qenë shok i tij i fëmijërisë. Pas konfliktit mes tyre, autori e ka qëlluar me kallashnikov duke e lënë të vdekur, ndërsa viktima mbante një thikë në dorë. *Policia bën me dije se konflikti mes viktimës dhe autorit ka qenë i mbajtur dhe se kishin patur dijeni.
Vr*u me kallashnikov shokun e fëmijërisë, del FOTO e autorit! RENEA në kërkim të tij

Kristjan Sterjo është autori i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë.
Forcat RENEA kanë zbarkuar në Korçë dhe bashkë me forca të shumta policie, kanë shkuar pranë banesës së autorit, por nuk kanë mundur dot ta gjejnë atje.
Janë ngritur postblloqe policie dhe janë bllokuar të gjitha akset që lidhin Korçën me qytete të tjera. Nuk dihet ende arsyeja e krimit të rëndë, por policia ka deklaruar se ka qenë në dijeni të konfliktit mes tij dhe viktimës. Versus.al
Shoku i fëmijërisë vrau ushtarakun me kallashnikov, zv.drejtori: Ishim në dijeni të konfliktit, po e ndiqnim

Sejfulla Metko zv.drejtori i sektorit të hetimit të Krimeve në Korçë, ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot ku u vra ushtaraku 20 vjeçar Johan Zuko. Ai tha se viktima mbante në dorë një thikë ndërsa autori e kishte qëlluar me kallashnikov duke e lënë të vdekur.
Meto tha se dy të përfshirët në ngjarje kanë qenë në konflikt edhe më parë, dhe për këtë ishite bë dijeni edhe policia.
“Konflikti ka qenë i mbartur disa kohë më parë ka qenë në ndjekje nga ana jonë”, tha shkurtimisht ai. Versus.al
Vr*sja e 20-vjeçarit në Korçë, flasin banorët: Autori dhe viktima s’janë banorë të lagjes

Banorët e lagjes 14 të Korçës kanë folur për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme që tronditi gjithë zonën. Ata thanë se viktima dhe autori nuk ishin banorë të zonës dhe se kishin dëgjuar vetëm një grua që qante.
Pjesë nga intervista:
Banori: Ra një llamarinë, thamë ç’u bë? Dolëm jashtë, shikoj policinë.
-Po djemtë i njihnit?
Banori: Jo, s’janë të lagjes. Dëgjova llamarinë, s’më shkoi mendja për krismë. Është lagje e qetë, as hajdutë, asgjë.
"Nuk i njohim kush janë. Është një grua që qan e thërriste, por se kush është nuk e di. S’dimë çka ndodhur. Këtu s’ka pasur asnjë shqetësim, është lagje e qetë"- thanë dy prej banorëve.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat tre persona të dyshuarsi të përfshirë në ngjarje. Versus.al
Vrasja e ushtarakut 20 vjeçar në Korçë, autori ishte shoku i tij i fëmijërisë

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në lagjen 14 të Korçës.
Autori dhe viktima kanë qenë shokë, janë rritur bashkë.
Mësohet se autori është me precedentë penalë, për armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Versus.al
Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet ushtaraku 20 vjeçar! Autori e ndoqi nëpër lagje
Korçë- Një vrasje ka ndodhur sot në lagjen 14. Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur viktimë 20-vjeçari Johan Zuko. Ai shërbente si ushtarak te Forcat e Armatosura.
Për kryerjen e krimit dyshohet të jetë përdorur një armë zjarri kallashnikov. Autori e ka ndjekur viktimën, i cili nuk banonte në këtë lagje, teksa përpiqej të fshihej në një pallat. Më pas e ka kapur brenda pallatit dhe e ka vrarë. Pas vrasjes, autori është arratisur dhe aktualisht policia po punon për kapjen e tij. Versus.al

