Live Updates /

Plani i PS për shkrirjen e 15 bashkive, ‘efekt domino’ i protestave, edhe Belshi e Selenica kundër: Nuk jemi thjesht numra

*Prej ditësh që pas publikimit të propozimit të PS për shkrirjen e 15 bashkive të vendit për Reformën e re Territoriale, banorë të qyteteve të ndryshme kanë dalë në protestë duke u shprehur kundër. *Ditën e djeshme, Klosi, Divjaka e Memaliaj protestuan kundër propozimit, ndërsa sot Rrogozhina, Belshi e Selenica protestuan gjithashtu duke shprehur kundërshtinë e tyre. *Banorët pretendojnë se nuk ka patur konsultim me ta nga ana e pushtetit ekzekutiv, ndërsa paralajmërojnë protesta të vazhdueshme nëse nuk hiqet dorë nga ky plan.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Prej ditësh që pas publikimit të propozimit të PS për shkrirjen e 15 bashkive të vendit për Reformën e re Territoriale, banorë të qyteteve të ndryshme kanë dalë në protestë duke u shprehur kundër. *Ditën e djeshme, Klosi, Divjaka e Memaliaj protestuan kundër propozimit, ndërsa sot Rrogozhina, Belshi e Selenica protestuan gjithashtu duke shprehur kundërshtinë e tyre. *Banorët pretendojnë se nuk ka patur konsultim me ta nga ana e pushtetit ekzekutiv, ndërsa paralajmërojnë protesta të vazhdueshme nëse nuk hiqet dorë nga ky plan.

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

Këshilli bashkiak i Rrogozhinës pr/vendim kundër shkrirjes me Kavajën: Nuk ka transparencë

Plani i PS për shkrirjen e 15 bashkive, ‘efekt domino’ i

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës miratoi sot një projektvendim kundër shkrirjes së kësaj bashkie dhe bashkimit të saj me Bashkinë e Kavajës, në kuadër të reformës territoriale të propozuar.

Anëtarët e Këshillit, pavarësisht përkatësive politike, kanë dalë kundër këtij plani, duke e cilësuar si një vendimmarrje që prek drejtpërdrejt interesat e qytetarëve të Rrogozhinës.

“Nuk mund të pranohet një vendimmarrje që prek jetën e mijëra qytetarëve pa një proces transparent. Sot, pavarësisht bindjeve politike që kemi, na bashkon mbrojtja e interesit të qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë. Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, është inkurajuese që kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Rrogozhinës, interesi ynë qëndron mbi çdo bindje politike”, u shpreh kryetarja e këshillit Gesi Gixhari. Projektvendimi u votua nga të gjithë këshilltarët bashkiakë. Versus.al

 

1 MUAJ ME PARE

‘’Na e keni frikën, qeveria dridhet nga labëria’’, banorët e Selenicës kundër ‘shkrirjes’: Vlora nuk zgjidh dot problemet e saj

Plani i PS për shkrirjen e 15 bashkive, ‘efekt domino’ i

Banorët e Selenicës kanë mbledhur sot një kuvend qytetar ku disa personafolën kundër propozimit të PS për shkrirjen e bashkisë me atë të Vlorës. Ata pretenduan se një ide e tillë nuk ishte konsultuar me ta dhe se përbën rrezik për shkrirjen e qendrës së labërisë.

‘’Cilat janë defektet e bashkisë Selenicë dhe labërisë? Asnjë defekt nuk ka. Po përse doni ta shpërbëni? Ja keni frikën, se në çdo kohë, çdo qeveri është dridhur nga labëria’’- tha njëri prej qytetarëve.

Ndërsa një tjetër qytetar u shpreh se nuk mundet që një bashki me 47 fshatra të shpërbëhet duke u bashkuar me Vlorën që sipas tij nuk zgjidh dot problemet e veta.

Banorët kanë paralajmëruar protestë të dielën duke i kërkuar qeverisë të reflektojë dhe të heqë dorë nga propozimi për shkrirjen e bashkive. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Efekt 'domino' kundër 'Territoriales', edhe Belshi ngrihet në protestë: Mos na asimiloni

Plani i PS për shkrirjen e 15 bashkive, ‘efekt domino’ i

Efekti ‘’domino’’ i protestave nëpër qytete të ndryshme kundër propozimit të PS për Reformën Territoriale, ka prekur edhe Belshin. Qindra qytetarë u mblodhën këtë të shtunë në qendër të qytetit duke shprehur kundërshtimin e tyre për ndryshimet e propozuara nga PS.

Duke kërkuar mbrojtjen e identitetit të tyre lokal, qytetarët arsyetuan se Belshi duhet të vijojë të jetë bashki më vete.

Një nga pankartat që tërhoqi vëmendjen mbante mbishkrimin: “Rilindja e donte Belshin kryeqytet, ju po e asimiloni”, një mesazh që sipas qytetarëve pasqyron shqetësimin e tyre për humbjen e peshës administrative dhe të identitetit të zonës.

Gjithashtu, protestuesit kërkuan reagim publik nga drejtuesit vendorë duke u bërë thirrje që të kundërshtojnë ndryshimet që nuk marrin parasysh vullnetin e banorëve. Sipas tyre shkrirja e bashkisë me Elbasanin, nuk sjell pasoja të mira në përfaqësimin e komunitetit. Versus.al

Poll