Live Updates /

Protestat masive qytetare, Rama para gazetarëve të huaj: Revolta u nxit nga një akt dhune. Nuk ekziston projekt për Zvërnecin, Sazani nuk shitet!

*Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat evropiane në ambientet e kryeministrisë, në lidhje me protestat masive qytetare kundër projektit të Zvërnecit. *Rama tha se Shqipëria është një vend demokratik ku nuk vriten më qytetarë në bulevard gjatë tubimeve sic ka ndodhur para qeverisjes së tij. *Kryeministri përsëriti se nuk ka akoma një projekt për zonën por për të po punojnë studio të njohura dhe arkitektë me famë botërore. *Rama foli dhe për ishullin e Sazanit ku deklaroi se nuk bëhet fjalë për tu shitur, por për një marrëveshje, për të cilën po punohet prej 2 vitesh

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat evropiane në ambientet e kryeministrisë, në lidhje me protestat masive qytetare kundër projektit të Zvërnecit. *Rama tha se Shqipëria është një vend demokratik ku nuk vriten më qytetarë në bulevard gjatë tubimeve sic ka ndodhur para qeverisjes së tij. *Kryeministri përsëriti se nuk ka akoma një projekt për zonën por për të po punojnë studio të njohura dhe arkitektë me famë botërore. *Rama foli dhe për ishullin e Sazanit ku deklaroi se nuk bëhet fjalë për tu shitur, por për një marrëveshje, për të cilën po punohet prej 2 vitesh

6 Postime
49 MINUTA ME PARE

“Dje intervistova disa njerëz”, Rama ndërpret gazetaren e huaj: Më sfidoni me fakte, s’më intereson çfarë keni bërë në rrugë

Protestat masive qytetare, Rama para gazetarëve të huaj: Revolta u

Pyetjes së gazetares rumune për protestat qytetare dhe arsyet pse njerëzit kanë dalë në rrugë kundër projektit turistik të Zvërnecit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj prerë duke kërkuar nga gazetarja fakte që ta kundërshtojnë çfarë ai ka deklaruar deri më tani.

Gazetarja tha se ka intervistuar njerëz në rrugë këto ditë që mendojnë ndryshe nga ai por Rama tha se nuk është në interesin e tij të dijë se çfarë thuhet.

“Unë nuk jam në rrugë, nuk jam dikush që nuk mban përgjegjësi kur flet sepse unë përfaqësoj këtë vend. Unë përfaqësoj njerëz që më kanë zgjedhur të jem këtu dhe përballë jush më duhet të jem i vërtetë, të jap fakte dhe nuk mund të sfidohem me çfarë keni dëgjuar ju në rrugë. A keni fakte për të më treguar që vërtetojnë se po them diçka që nuk është e drejtë? Jo. Më tregoni, më sfidoni”, tha Rama.Versus.al

57 MINUTA ME PARE

“Zvërneci”, Rama përplaset me gazetaren rumune gjatë konferencës për mediat: Gënjeshtrat ju kanë bllokuar trurin, s’kam thënë është anuluar!

Protestat masive qytetare, Rama para gazetarëve të huaj: Revolta u

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me një gazetare rumune, gjatë konferencës për mediat, ku morën pjesë gazetarë të mediave evropiane.

Rama kundërshtoi deklaratat se projekti i shumëdebatuar në Zvërnec është pezulluar, duke thënë se nuk mund të pezullohet diçka që nuk është miratuar kurrë.

 Ai reagoi duke i thënë gazetares se ka ardhur në Shqipëri me kokën plot me gënjeshtra dhe se asgjë nuk po kalon përmes trurit të saj, duke refuzuar kështu pretendimin e ngritur në pyetjen e saj.

Pjesë nga debati

Gazetarja: Na ndihmoni të sqarojmë disa gjëra. Kemi dy projekte të ishullit të Sazanit dhe në bregdet.

Rama: Nuk kemi dy projekte, por dy vend zhvillimi. Jo jo jo sepse fjalët sot janë të rëndësishme.

Gazetarja: Kemi dy vendndodhje. Në bregdet projekti është anuluar. Pezulluar. Ju thatë në fillim kemi regjistrimin që është anuluar.

Rama: Unë jam këtu, po flas.

Gazetarja: E thatë në fillim që është anuluar.

Rama: Nuk thashë asnjëherë që është anuluar, asgjë nuk është anuluar sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Nuk është në rregull sepse vini këtu me kokën të mbushur plot me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin dhe asgjë nuk kalon përmes tij.

Gazetarja: Trurin e kam shumë në rregull. Ju thatë që është anuluar.

Rama: Trurin e keni në rregull, problemi është sa i hapur është për faktet. Nuk e pranoj. Nëse të gjithë tjonë se e kam thënë se e kemi anuluar projektin, atëherë kemi një problem. Na duhet që të shohim regjistrimin. Nuk vazhdoj. Ndjesë. Më thoni diçka që nuk ka thënë kurrë sepse kemi ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar. Ajo tha që unë thashë se projekti është anuluar, talleni me mua apo cfarë. Seriozisht e keni? Këto janë gjërat pse e keni të gjithë këtë mjegull, se ka thënë këtë se nuk ka pasur asnjëherë projekt. Është dicka për të cilën po punohet. Cfarë ka diçka të vështirë për tu kuptuar këtu apo nuk është tërheqëse?

1 ORE ME PARE

“Sazanin nuk do ta shesim”, Rama konfirmon para gazetarëve: Po negociojmë prej 2 vitesh për një marrëveshje

Protestat masive qytetare, Rama para gazetarëve të huaj: Revolta u

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ishulli i Sazanit nuk është në shitje dhe se qeveria shqiptare po negocion prej dy vitesh një marrëveshje investimi, e cila nuk përfshin transferimin e pronësisë së ishullit.

Gjatë një prononcimi për gazetarët evropianë, Rama theksoi se Sazani mbetet pronë e Republikës së Shqipërisë dhe se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga investitorët për blerjen e tij.

“S’kemi marrëveshje për ishullin e Sazanit sepse po negociojmë prej dy vitesh. Kurrë s’kanë kërkuar ta blejnë ishullin. Edhe po të kërkonin, kurrë nuk na ka shkuar nëpër mend alternativa për të shitur ishullin. Ishulli u përket shqiptarëve, Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Sipas kreut të qeverisë, negociatat lidhen me krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët mes investitorit dhe shtetit shqiptar. Ai sqaroi se investitori mund të ketë pronësi mbi objektet që do të ndërtohen në zonë, por jo mbi vetë territorin e ishullit.

Rama theksoi se ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare dhe se nuk është paraqitur asnjë projekt konkret apo skicë zhvillimi për Sazanin, pikërisht për shkak se procesi i negociatave vazhdon.

Kryeministri reagoi gjithashtu ndaj publikimeve dhe imazheve të shpërndara në media dhe rrjetet sociale, të cilat paraqesin skenarë të ndryshëm zhvillimi në ishull, përfshirë ndërtime të lidhura me markën Trump. Ai i cilësoi këto pretendime si të pabazuara dhe theksoi se asnjë projekt zyrtar nuk është miratuar deri më tani.

Sipas Ramës, marrëveshja që po negociohet synon të sjellë përfitime për shtetin shqiptar, ndërsa pronësia e Ishullit të Sazanit do të mbetet e pandryshuar.

Edi Rama: Ishulli i Sazanit nuk ka nevojë për një projekt pikë së pari, ka nevojë për një marrëveshje. S’kemi marrëveshje për ishullin e Sazanit sepse po negociojmë prej 2 vitesh. Kurrë s’kanë kërkuar ta blejnë ishullin. Edhe po të kërkonin, kurrë nuk na ka shkuar ndonjëherë nëpër mend alternativa për të shitur ishullin.

Marrëveshja ka të bëjë me sipërmarrjen e përbashkët mes investuesit dhe Shqipërisë. Ishulli u përket shqiptarëve, Republikës së Shqipërisë. Aty ku do të ndërtohet, do të ketë pronësi të objektit.

Po negociojmë. E kuptoni pse jam... si ta them... nuk jam as i zemëruar, i frustruar deri në kockë sepse sheh gjithë këto foto, ishulli i Sazanit i ndërtuar me kulla Trump, këtej thuhet turp t’i vijë Edi Ramës! Është krejt e kundërta, po negociojmë. Shteti shqiptar do të fitojë prej kësaj. Për ishullin nuk kanë ende asnjë skicë të paraqitur sepse nuk kanë asnjë marrëveshje.Versus.al

1 ORE ME PARE

“KE tha se protesta lidhet me integrimin europian”, Rama i kthehet gazetarit: Cili Komision jua thotë këto gjëra? Nuk i kam dëgjuar. Reagon Brukseli

Protestat masive qytetare, Rama para gazetarëve të huaj: Revolta u

Gjatë konferencës me gazetarët evropianë në ambientet e Kryeministrisë, kryeministri Edi Rama u pyet dhe për qëndrimin e Komisionit Evropian dhe ndikimin e projektit të Zvërnecit në negociatat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Por përgjigjia e Ramës ka qenë e prerë, duke u shprehur se nuk e ka dëgjuar këtë koment nga KE.

Më poshtë pyetje-përgjigje

Gazetari: Kjo protestë në rrugët e Tiranës është diçka që lidhet me integrimin europian? A keni frikë?

Rama: Nuk ka të bëjë fare me integrimin. Tregojmë se jemi një vend si çdo vend i BE.

Gazetari: Sepse Komisioni Europian tha se ndoshta, nëse protestat vazhdojnë..?

Rama: Cili Komision ua thotë këto gjëra? Se nuk i kam dëgjuar. Unë nuk mendoj se ka Komision që nëse thotë se nëse protesta vazhdojnë do të thotë se vendi nuk është europian.

Gjatë konferencës me gazetarët evropianë, kryeministri Edi Rama u pyet dhe për qëndrimin e Komisionit Evropian dhe ndikimin e projektit të Zvërnecit në negociatat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Por përgjigjia e Ramës ka qenë e prerë, duke u shprehur se nuk e ka dëgjuar këtë koment nga KE.

Më poshtë pyetje-përgjigje

Gazetari: Kjo protestë në rrugët e Tiranës është diçka që lidhet me integrimin europian? A keni frikë?

Rama: Nuk ka të bëjë fare me integrimin. Tregojmë se jemi një vend si çdo vend i BE.

Gazetari: Sepse Komisioni Europian tha se ndoshta, nëse protestat vazhdojnë..?

Rama: Cili Komision ua thotë këto gjëra? Se nuk i kam dëgjuar. Unë nuk mendoj se ka Komision që nëse thotë se nëse protesta vazhdojnë do të thotë se vendi nuk është europian.   

Zëdhënësi i Komisionit Europian për Çështjet e Zgjerimit, Guillaume Mercier është pyetur mbi investimin 4 mld dollarë të Jared Kushner në Zvërnec dhe sa është ky investim në përputhje me politikat e BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të procesit të anëtarësimit.

Mercier sqaron se Komisioni Europian është në kontakte të vazhdueshme me palën shqiptare, konkretisht me ministrin e mjedisit, i cili ka garantuar Brukselin se ndërtimi është pezulluar dhe se janë në pritje të një vlerësimi gjithëpërfshirës të ndikimit në mjedis.

Guillaume Mercier kujton gjithashtu se Shqipëria duhet të përmbushë standardeve përmbyllëse për Kapitullin 27 mbi Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike si dhe të shfuqizojë legjislacionin e vitit 2015 për investimet strategjike.Versus.al

1 ORE ME PARE

“Projekti i Zvërnecit nuk është anuluar”, Rama para gazetarëve të huaj: Gënjeshtër! Kompania ende s’ka leje ndërtimi!

Protestat masive qytetare, Rama para gazetarëve të huaj: Revolta u

Gjatë konferencës për mediat e huaja në ambientet e kryeministrisë, kryeministri Edi Rama tha se projekti për Zvërnecin nuk është anuluar, pasi nuk ka projekt, pavarësisht asaj që thonë protestuesit.

Rama u tha gazetarëve të merren me faktet pasi sipas tij, gjysmë të vërtetat kanë potencialin për të qenë gënjeshtrat më të mëdha.

“Pyetja është nëse unë, jam një njeri që merret me politikë dhe nëse kërkon të ndryshojë vendin e vet si kryeministër duhet të vihem në dyshim dhe trajtohem si njeri i pavlerë përballë ndërtesës ku punoj duke kërkuar gjëra që janë legjitime, i bën ata më të respektuar sesa unë? Pse? Sepse çdo politikan është hajdut?

Çdo njeri është i korruptuar? Duhet t’u besoni fakteve sepse si mund të merremi me këtë oqean? Gjysmë të vërtetat kanë potencialin për të qenë gënjeshtrat më të mëdha. Po flisni me personin e gabuar, në kohën e gabuar, në vendin e gabuar sepse keni  ardhur pas 7 ditëve që është përhapur dhe ka mbytur botën. Unë them nuk ka projekt dhe komenti i një mediaje të madhe është por këta protestues thonë që ka një projekt. Çfarë është kjo?”, tha Rama.Versus.al

 

 

2 ORE ME PARE

Rama konferencë me gazetarët e BE-së për protestat: E di mirë shijen e gjakut kur protestohet në mjedis jo të lirë! Në 2011 u vranë 4 protestues

Protestat masive qytetare, Rama para gazetarëve të huaj: Revolta u
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për gazetarët e BE-së mbi protestat që po zhvillohen prej më shumë se një jave në Shqipëri kundër projektit turistik të Zvërnecit.

Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse është i shqetësuar nga këto protesta.

“Pikë së pari, ky është një vend i lirë. Unë vetëm kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, e di edhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por vetëm më pak se 20 vjet më parë, apo më saktë, në 2011, 4 protestues u vranë me armë sulmuese që i kishin vënë në shënjestër pikërisht nga kjo ndërtesë", tha Rama.

Por ai i ka cilësuar provokime, reagimet e qytetarëve si pasojë e nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie kundër një protestuesi në kufirin e tokës, vendit për të cilin po flasim që prej një jave apo më shumë tashmë,

Edi Rama: Pikë së pari, ky është një vend i lirë. Unë vetëm kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, e di edhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por vetëm më pak se 20 vjet më parë, apo më saktë, në 2011, 4 protestues u vranë me armë sulmuese që i kishin vënë në shënjestër pikërisht nga kjo ndërtesë. Për mua, është një epokë ndryshe, një moment ndryshe në histori. Është vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit të mund të protestojnë pa asnjë problem, edhe pse mund të duket gjëja më e vogël, por nuk është kështu, është një tjetër arritje e kësaj dekade, një arritje për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë.

E dyta, kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie kundër një protestuesi në kufirin e tokës, vendit për të cilin po flasim që prej një jave apo më shumë tashmë, për të cilin morëm masa më të ashpra dhe më të shpejta. Roja është arrestuar, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte në terren dhe nuk ndërhyri menjëherë për të ndalur rojën, është vënë nën hetim. Kompanisë së sigurisë i është hequr licenca. Akti i dhunës ndezi ndjenjat, u bë virale dhe çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin, pronën, projektin.

Pastaj, befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë cek gjithçka që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e disa apo shumë njerëzve, quajeni si të doni, edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vetë që janë qesharake, por s’dua të flas për numrat, por për thelbin.

Gjithçka ndryshoi sepse befas nuk ka projekt. Protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin anuloni projektin, thashë po, e anulojmë në këtë moment, por më tregoni projektin. Nuk ka projekt. S’ka të bëjë me mua ose Shqipërinë, por me shoqërinë demokratike për të reflektuar sesi gjysmë të vërtetat mund të ndezin mjedisin që është në mbarë platformat, ndërkohë që nuk qëndrojmë më te thelbi, por diku gjetkë, nuk kanë të bëjnë aspak me mua ose me ne.Versus.al

Poll